Qendra “BogdaniPolis” është qendër multifunksionale, e cila është hapur zyrtarisht më 13 Prill 2019, dhe gjendet në përdhesë të Katedralës Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Qendra ka menaxhmentin e vet dhe është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke përjashtuar eventet të cilat bien ndesh me parimet tona. Të ardhurat dhe kontributet e individëve të qendrës shkojnë për mirëmbajtjen dhe funksionimin e saj. Kuzhina e qendrës gatuan njëqind vakte për mensën e të varfërve në Ulpianë.